Ganimete Musliu merr pjesë në promovimin e librit kushtuar dorëshkrimeve të albanologut Gustav Meyer

20 nëntor 2026 | 18:50

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, mori pjesë në promovimin e librit “Përmbledhje e pesë dorëshkrimeve të Gustav Meyerit”, me autore Dr. Kimete Canaj, i cili u organizua në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Me këtë rast, Musliu vlerësoi rëndësinë e këtij botimi për studimin, dokumentimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë albanologjike shqiptare.

Ajo përgëzoi autoren, Dr. Kimete Canaj, për punën kërkimore dhe kontributin e saj në ndriçimin e burimeve të rëndësishme që dëshmojnë historinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe.

Ky botim përbën një kontribut në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë sonë gjuhësore e kulturore, duke sjellë në vëmendje vlerën shkencore të dorëshkrimeve të albanologut Gustav Meyer dhe rëndësinë e tyre për studimet shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot, në kampusin e Universitetit të Prishtinës, Gjykata Themelore në…