Zyrtari i PDK-së refuzon t’i komentojë deklarimet e Vjosa Osmanit: Populli ia tregoi vendin
20 nëntor 2026
| 19:24
Betim Gjoshi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kritikuar Vjosa Osmanin, duke vlerësuar se kjo e fundit “jeton në skenën politike mbi bazën e përçarjes dhe urrejtjes”.
Gjoshi, në një intervistë në T7, ka thënë se pesha politike e Osmanit sot është “jashtëzakonisht e papërfillshme”.
“Është tepruar që njerëzit në skenën politike të vazhdojnë të jetojnë mbi bazën e përçarjeve dhe urrejtjes. Një nga ata persona është zonja Osmani, së cilës edhe qytetari ia ka treguar vendin. Për të thënë të drejtën, ajo është një zë i humbur dhe i izoluar, të cilin nuk do të doja ta komentoja më shumë”, ka deklaruar Gjoshi.



