Edhe Gjermania do të bëhet me objekt të ri të Ambasadës në Prishtinë

17 korrik 2019 | 17:50

Ndërtimi i objektit të ri të Ambasadës Gjermane: Nënshkrimi për pronën e re të ambasadës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e një prone të paluajtshme në Prishtinë për Ambasadën Gjermane.

Në vitet e ardhshme do të ndërtohet objekti i ri i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

Objekti i Ambasadës Gjermane do të ndërtohet afër QKUK-së.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës ambasadori Heldt është shprehur: “I gëzohem këtij hapi të parë të rëndësishëm për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës Gjermane dhe falënderoj kryetarin e Komunës dhe Kuvendin Komunal të qytetit të Prishtinës si dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme. Ndërtimi i objektit të ri të Ambasadës Gjermane në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë është një hap i ri veçanërisht domethënës në raportet tona bilaterale. Objekti i ri do të jetë një vend për takime dhe shkëmbime të hapura, të cilin edhe nga aspekti mjedisor dëshirojmë ta ndërtojmë në përputhje me standardet më të larta. Objekti i ri i ambasadës duhet të jetë shembull për urbanizëm miqësor dhe të gjelbër”, ka thënë ambasadori Heldt.

Ndërtimi i objekti të ri të Ambasadës Gjermane do të planifikohet dhe kryhet gjatë viteve të ardhshme sipas standardeve më të larta gjermane dhe evropiane.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar shitjen e avionëve luftarakë F-35…