Ish-këshilltari i Thaçit: Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është drastik

06 nëntor 2026 | 00:08

Në gjashtëvjetorin e arrestimit dhe transferimit në Hagë të Hashim Thaçit dhe shokëve të tij, ish-këshilltari i tij, Ismail Syla, ka folur në Edicionin Special në Klan Kosova për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Syla tha se këtë proces e përjeton me dhimbje të thellë, duke shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si po zhvillohet gjykimi në Hagë.

“Me sinqeritetin më të thellë e përjetoj në mënyrën më të thellë dhe më fyese”, u shpreh Syla.

Ai deklaroi se katër ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces që, sipas tij, ka karakter politik dhe përmban formulime juridike të papranueshme.

“…Unë ende besoj se katër liderët që janë në Hagë u gjykuan me një gjykim vërtet drastik, sepse ata u dënuan në mënyrë paradoksale nga një gjykatë plotësisht 100 për qind politike dhe me një formulim juridik të tmerrshëm dhe vrastar, siç është ndërmarrja e përbashkët kriminale…”, tha mes tjerash Syla.

Sipas tij, pjesa më tragjike e këtij procesi është fakti se ish-krerët e UÇK-së morën përgjegjësi për veprime që nuk u vërtetuan.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Liga e Evropës ka dhuruar një mbrëmje spektakolare, të karakterizuar…