Edhe katër të infektuar në Premier Ligë

27 maj 2020 | 21:39

Premier Liga e Anglisë ka konfirmuar për katër raste të reja me Covid-19 në tri klube. Këto raste janë zbuluar në raundin e tretë të testimeve më 25 maj dhe 26, ku 1008 persona u testuan.

“Lojtarët dhe anëtarët e stafit që kanë dal pozitiv do të vetizolohen për shtatë ditë”, është njoftuar nga Premier Liga.

Në total 12 raste pozitive me koronavirus në Premier Ligë janë regjistruar në tri raundet e testimit. Klubet e Premier Ligës sot kanë votuar për rifillimin e stërvitjeve të kontaktit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, me autorizim nga prokuroria, është duke kërkuar…