Edhe kur dëshmojmë se LDK-ja s’ka faj, na shpallin fajtorë

09 prill 2020 | 10:13

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku, ka përsëritur edhe një herë një pjesë nga një fjalim i vet në Kuvendin e Kosovës mbajtur me rastin e mocionit të mosbesimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Ajo ka thënë se kjo parti po sulmohet e po tentohet të përçahet çdo herë.

Ajo ka thënë se është dëshmuar se sa herë që LDK-ja është në pozicion të favorshëm, të gjithë bëhen bashkë për ta luftuar. “Sa herë që LDK-ja është unike, luftohet për ta përçarë. Sa herë që LDK-ja është më e dobët, luftohet për ta shkatërruar”, ka shkruar Maloku.

Shkrimi i saj:

Ne kemi faj edhe kur jemi në pushtet edhe kur jemi në opozitë. Ne kemi faj edhe kur ndihmojmë, por edhe kur heshtim. Edhe nëse dëshmojmë që nuk kemi faj, prapë shpallemi fajtorë. Praktikisht, ne kemi faj për gjithçka. Kemi faj pse ekzistojmë. Pra, ky është faji i LDK-së. Ekzistenca e saj, roli i LDK-së është makth për kundërshtarët politikë, prandaj cenimi i dinjitetit të LDK-së është qëllim përbashkues i të gjitha partive në Kosovë. Dhe kjo, është dëshmuar dhjetëra herë. Është dëshmuar që sa herë që LDK-ja është në pozicion të favorshëm, të gjithë bëhen bashkë për ta luftuar. Sa herë që LDK është unike, luftohet për ta përçarë. Sa herë që LDK-ja është më dobët, luftohet për ta shkatërruar. (Thekse nga fjala ime në Kuvend)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filloi me një paralajmërim. U shndërrua në një pandemi që…