Edhe kur flas për krimet e Millosheviqit, LDK më kundërshton

09 shtator 2020 | 08:20

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zyrtarët e lartë të LDK-së e kundërshtojnë atë sa herë që flet, madje edhe kundër ish-kryetarit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, i cili është akuzuar për spastrim etnik në Kosovë, por që nuk u fajësua në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë pasi ai vdiq para vendimit.

“LDK mua më ka përjashtuar. Nuk më është dhënë asnjë mundësi e vetme që unë të jap kontribut në atë parti. Është çështje e devijimit total nga programi me të cilin jemi pajtuar. Nuk di si mund të ketë hapësirë këtu për bashkëpunim të mëtutjeshëm me njerëz që sot japin premtime e nesër shkojnë në një rrugë tjetër dhe unë mbetem vetëm”, ka thënë ajo. “Edhe kur flas për krimet e Millosheviqit, ata gjejnë diçka të më kundërshtojnë mua sepse flas kundër Millosheviqit”, tha ajo në kanal 10.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Zonja e Parë e ShBA-së, Michelle Obama, ka folur hapur…