Ka pasur çaste kur doja ta hidhja Barackun nga dritarja

09 shtator 2020 | 08:18

Ish-Zonja e Parë e ShBA-së, Michelle Obama, ka folur hapur për jetën private. Ajo ka pranuar se ka pasur çaste kur donte ta hidhte burrin e vet, Barackun, nga dritarja, por shtoi se, pavarësisht ngritjeve, të dy kanë një martesë shumë të qëndrueshme.

Michelle, 56 vjeçe, u tha çifteve të reja në podcastin e saj, se komunikimi ekskluziv përmes rrjeteve sociale nuk është rruga për një marrëdhënie afatgjatë, raporton “Daily Mail”.

Michelle dhe burri i saj Barack do të festojnë 28-vjetorin e martesës më 3 tetor, nga e cila kanë dy vajza. Ajo e krahasoi zgjedhjen e një burri ose gruaje me zgjedhjen e një lojtari për një ekip basketbolli: “Unë u martova me versionin tim të LeBron”.

“Nëse e shikojmë martesën si një ekip, ju doni që shoku juaj i skuadrës të jetë fituesi. Ju dëshironi LeBron, ju e dini”, tha ajo, duke shtuar se kishte “çaste kur doja që Barackun ta hidhja nga dritarja, dhe unë e them këtë sepse ju duhet ta dini, pasi emocionet do të jenë të forta”.

“Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë. Dhe ato periudha mund të zgjasin shumë. Ato mund të zgjasin me vite”, tha Michelle.

Ajo shkroi në llogarinë e vet në “Instagram” të dielën se martesa “kërkon shumë punë, ndershmëri si me veten ashtu edhe me partnerin”.

Duke iu drejtuar 42 milionë ndjekësve, Michele mori më shumë se dy milionë “pëlqime” për mesazhet që shkroi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mini-Schengeni do ta favorizojë Serbinë në tregun rajonal, në të…