
Edhe ky shtet i bashkohet sulmit rus kundër Ukrainës
24 shkurt 2022
| 09:16
Raporte të shumta citojnë zyrtarë ukrainas të kenë thënë se trupat në Bjellorusi po i bashkohen sulmit rus, që do të thotë se ofensiva tani po vjen edhe nga veriu i Ukrainës, raporton BBC.
Bjellorusia, e cila ndodhet në kufirin verior të Ukrainës, ka qenë prej kohësh aleate me Rusinë. Analistët e përshkruajnë vendin e vogël si “shtetin klient” të Rusisë.
Sulmi nga veriu shton sulmet e Rusisë në lindje të Ukrainës dhe lëvizjen e trupave ruse në Odessa në jug.