Edhe Milaim Zeka reagon rreth zgjedhjeve për kryetar të PDK-së

21 qershor 2021 | 21:21

Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pas njoftimit të Partisë Demokratike të Kosovës se muajin e ardhshëm do të zgjedhin kryetarin e ri të partisë. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Zeka thotë se PDK duhet me u “kthjellë”.

“Tre korriku, dita kur duhet mu kthjelle PDK-ja”, shkroi Zeka në Facebook.

Sipas tij zgjedhjet e brendshme duhet të shërbejnë për ecjen përpara të partisë.

“Nuk shkon ma qe partia me ece sikur neper mjegulle!”, tha Zeka.

“Zgjedhjet duhet me sherby per ecje përpara”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka përshëndetur…