Edhe një 55 vjeç nga Gjilani vdes nga COVID-19

09 gusht 2020 | 14:25

Betejën me COVID-19 e ka humbur para pak minutash edhe një pacient, i cili po trajtohej në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

“Me keqardhje ju njoftoj se ka humbur betejen me COVID-19 edhe E.E. (1965). Pacienti ishte duke u trajtuar në mjekimin intenziv. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë për Mediafokus.info drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili.

Mësohet se i ndjeri kishe edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Mediafokus.info raportoi në mëngjesin e të dielës për pacientin i cili ishte në gjendje të rëndë, ndërkohë që në orët e pasdites të së shtunës, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 edhe një pacient, L. S. i lindur në vitin 1953.

Numri i viktimave në Gjilan nga COVID-19 shkon në 23, derisa në nivel të Kosovës në 317.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se rihapja…