
Edhe një dështim nga Liverpooli
07 mars 2021
| 16:54
Skuadra kampione e Anglisë, Liverpool e ka regjistruar edhe një tjetër dështim.
Kësaj radhe Xherdan Shaqiri me shokë janë mposhtur nga Fulhami në “Anfield” me rezultat 0-1. Golin e fitores për skuadrën mysafire e realizoi Mario Lemina, në fund të pjesës së parë.
Nga ora 17:30 zhvillohet derbi mes Manchester Cityt dhe Manchester United.
/Epoka e re/