Edhe një dorëheqje në IPKO Superligë, Magani largohet nga 89-shi

01 nëntor 2018 | 10:48

Trajneri nga Shqipëria, Gugash Magani është trajneri i radhës në futbollin e Kosovës që ka dhënë dorëheqje.

Dorëheqja e Maganit ka ardhur pas humbjes që pësoi Trepça ’89 nga Prishtina (2-0).

“Nuk jam më trajner i Trepçës ’89, kam dhënë dorëheqje, sepse jemi larg objektivave që kemi pasur në fillim të kampionatit. Nuk dua të bëjë analizë, por t’i falënderoj të gjithë futbollistët, stafin tim, presidentin në veçanti, tifozët e Mitrovicës që më kanë respektuar shumë”, ka thënë Magani.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo la Realin e Madridit për t’u transferuar te…