Edhe një grup i afganëve largohet nga Kosova

20 prill 2022 | 16:11

Edhe një grup i afganëve të cilët po qëndronin në Kosovë janë larguar nga vendi.

Lajmin e ka bërë me dije Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë.

Me këtë rast, kjo ambasadë ka bërë me dije se afganët janë larguar pas kontrolleve të nevojshme dhe të kërkuara mjekësore.

“Sot, pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe mjekësore, një grup tjetër i të evakuuarve afganë u nis nga Kosova për në ShBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afro 600 afganë të pritur më parë në kampin ‘Liya’ janë larguar për të filluar një jetë të re me familjet e tyre në ShBA. Faleminderit Kosovë”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë nëpërmjet llogarisë zyrtare të vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain thuhet se e ka njoftuar Sergio Ramosin se…