Edhe një i shëruar me Covid-19 nga Malisheva

11 maj 2020 | 22:40

Edhe një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar plotësisht nga virusi i Covid-19, duke e rritur numrin e të shëruarve në 72 persona të shëruar.

Rasti i shërimit të këtij pacienti, është konfirmuar nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike (IRSHP) në Prizren.

Me këtë rast të shëruar, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në Komunën e Malishevës, shkon në 72 persona, ndërsa aktiv me Covid-19, janë edhe tre pacient.

Pas konfirmimit të këtij rasti, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka përsëritur thirrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe udhëzimet, për mbajtje të distancës fizike, mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, shmangien nga vendet me numër të madh të qytetarëve, dhe mbajtje të higjienës, pasi kjo mbetet arma e vetme dhe më efektive për luftimin e Covid-19.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabio Cannavaro përmes Instagramit, i ka thënë AS se do…