Edhe një i vdekur në Shqipëri nga Covid-19

23 maj 2020 | 22:06

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar për viktimën e 32-të nga Covid-19.

“Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me Covid-19, e cila ishte e shtruar prej tre javësh në spital, në gjendje të rëndë”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë së Shendetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit
Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me Covid-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.
64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.
64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga Covid-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të…