Edhe një i vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

01 korrik 2020 | 20:52

Një tjetër pacient ka humbur jetën për shkak të koronavirusit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 86-vjeçar nga Shkodra. I moshuari po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh, por nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen.

Vetëm këtë të mërkurë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit ka shkuar në 3, pasi më herët u raportua për 2 pacientë të tjerë që nuk i mbijetuan dot Covid-19.

Fatkeqësisht numri i viktimave vijon dhe rritet në Shqipëri dhe ka shkuar në 66. Në 24 orët e fundit në Shqipëri u konfirmuan 45 raste pozitive me koronavirus. Në Spitalin Infektiv po trajtohen 71 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër…