Edhe një person vdes nga Covid-19

11 gusht 2020 | 23:21

Një pacient e ka humbur betejën me Covid-19 në Spitalin e Gjilanit. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.

Ismajli bëri të ditur pacienti është nga fshati Sadovinë e komunës së Vitisë. Që nga 13 marsi në Kosovë janë shënuar 10 mijë e 590 raste të infektimit me koronavirus. Deri më sot nga COVID-19 kanë vdekur 355 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shakhtar Donetsk e ka eliminuar Baselin nga Europa Ligë për…