Edhe një sondazh tjetër: LV 37%, LDK, 22%, PDK 18% dhe AAK 7%

22 shtator 2022 | 22:18

Sipas sondazhit të fundit të përgatitur nga instituti “Pipos”, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte 37.10 për qind të votave.

Sipas këtyre matjeve që janë shpalosur në Rubikon në Klan Kosova, të cilat janë bërë vikendin e kaluar, e që kanë marrë pjesë 1 mijë e 50 respondentë, LDK do të dilte e dyta me 22.20 për qind, ndërkaq në vendin e tretë me 18.80 për qind është PDK.

Në vendin e katërt është AAK me 7.80 për qind.

Lista Guxo është me 1.60 për qind, dhe Nisma e AKR me nga 0.60 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në New…