Edhe një viktimë në Kosovë nga COVID-i

02 prill 2020 | 09:53

Një pacient i infektuar me koronavirus nga Leposaviqi, në veri të Kosovës, ka vdekur pas transferimit për trajtim të mëtutjeshëm në Nish të Serbisë. Lajmi është dhënë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, raporton Radio Evropa e Lirë. Sipas tij, bëhet fjalë për një burrë, i lindur në vitin 1973, i cili ka pasur probleme me veshkat dhe ka qenë në dializë në spital të Mitrovicës së Veriut.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 128 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve tre vijnë nga mjediset serbe, por janë të regjistruar në evidencën zyrtare të Qeverisë së Serbisë.

Me viktimën që ka konfirmuar Gjuriç, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë është rritur në dy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka…