Edhe një viktimë tjetër në Shqipëri nga COVID-i

26 mars 2020 | 08:37

Mbrëmë  vonë ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID 19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht prej përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës dhe u bënë thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar 146.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka…