Edhe Osmani e Konjufca bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

30 prill 2024 | 11:20

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetaren, Saranda Bogujevci, kanë bërë homazhe për aktivistin politik, ish-kryetarin e Pejës dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, Ali Lajçi, i cili vdiq të hënën.

Presidentja Osmani ua ka përcjellur ngushëllimet familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Lajçit, teksa ka thënë se ai do të mbahet mend për aktivitetin e tij të pareshtur patriotik përgjatë gjithë jetës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me një pjesë…