Edhe Rogova largohet nga Besa

12 gusht 2020 | 12:55

Pas Florim Berbatovcit edhe një futbollist i njohur e ka zyrtarizuar ndarjen me skuadrën e Besës së Pejës.

Bëhet fjalë për sulmuesin Dardan Rogova, i cili në të kaluarën kishte bërë karrierë edhe në skuadrën e Vëllaznimit.

“Ju njoftoj se nuk do të jem me pjesë e klubit KF Besa, pas një viti të suksesshëm me rastin e hyrjes në Superligë. Faleminderit kryesisë, shtabit teknik dhe të gjithë bashkëlojtarëve për ketë vit të kaluar se bashku, ndërsa klubit i dëshiroj suksese në Superligë”, ka shkruar Rogova në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës ka njoftuar se pas testimeve të kryera…