Një futbollist i Barçës rezulton pozitiv me Covid-19

12 gusht 2020 | 12:45

Skuadra e Barcelonës ka njoftuar se pas testimeve të kryera në një grup prej nëntë futbollistëve që kishin filluar përgatitjet parasezonale, njëri prej tyre ka dalë pozitiv. Ai nuk do të udhëtojë me skuadrën në Lisbonë për fazën finale të Ligës së Kampionëve.

Futbollisti, emri i të cilit nuk është zbuluar, është asimptomatik dhe pa probleme shëndetësore. Bëhet fjalë për të rinjtë e ardhur nga skuadra e dytë: Pedri, Trincao, Matheus Fernandes, Todibo, Wague, Alena, Rafinha, Miranda dhe Oriol Busquets.

Futbollisti që është testuar pozitiv nuk ka qenë në kontakt me anëtarët e ekipit të parë, që do të udhëtojnë drejt Lisbonës të enjten për t’u përballur me Bayern Munich. Pas mbërritjes në stërvitje, lojtarët duhej t’i nënshtroheshin një testi tjetër PCR për të përjashtuar pozitivët e mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor…