Edhe sot nxehtë në Kosovë, këto janë temperaturat

13 gusht 2019 | 09:28

Vapa afrikane që ka depërtuar mbi rajon ditëve të fundit pritet të vazhdojë edhe ditën e martë, duke arritur edhe kulminacionin me temperatura që pritet të shënojnë vlerat më të larta gjatë këtyre ditëve. Temperaturat sot pritet të arrijnë deri në 38 gradë celsius.

Nga dita e mërkurë një turbullirë nga Atlantiku do të kalojë mbi rajon, që pritet të sjellë edhe zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

13.08.2019 – Shumë nxehtë. Kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga juglindja 1-5m/s. Indeksi UV: 8.

14.08.2019 – Nxehtë, paradite kryesisht kthjellët dhe me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër. Erë mesatare dhe e fuqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam u ka kërkuar protestuesve…