Edhe testi i dytë për COVID Merkelit i del negativ

26 mars 2020 | 09:14

Rezultatet e testit të dytë për koronavirus për kancelaren gjermane Angela Merkel rezultuan sërish negative. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert të mërkurën.

Seibert i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia dhe do t’i nënshtrohet një testi tjetër në fillim të javës tjetër.

Kancelarja gjermane hyri në karantinë të dielën e kaluar për shkak të kontaktit të mëparshëm me një mjek i cili më vonë kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Të hënën ajo mori pjesë në mbledhjen e saj javore të kabinetit përmes telefonit. Seibert theksoi se Merkel do të vazhdojë t’i kryejë detyrat zyrtare gjatë qëndrimit në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave nga koronavirusi në ShBA, sipas të dhënave…