Edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit

13 maj 2026 | 08:12

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se lufta në Ukrainë është shumë afër përfundimit dhe se ai beson se do të ketë një zgjidhje midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Fundi i luftës në Ukrainë, mendoj vërtet se po afrohet shumë”, u ka thënë Trumpi gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Kinë.

Komentet e Trumpit vijnë pak ditë pas atyre të bëra nga presidenti rus, Vladimir Putin, të shtunën, i cili kishte deklaruar se lufta në Ukrainë është gati të përfundojë.

Ndërkohë Kremlini të martën e ka përsëritur qëndrimin e Putinit, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte deklaruar se Rusia nuk e ka ndërmend ta përfundojë luftën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni…