Edhe veprimtari Agron Telaku i bashkohet PDK-së

03 tetor 2019 | 14:58

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se sot i është bashkuar edhe veprimtari i hershëm i lëvizjes kombëtare, Agron Telaku.

Veseli ka thënë se Telaku iu bashkua luftës se tij kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

“Veprimtari i hershëm i lëvizjes kombëtare nga Prizreni, Agron Telaku, sot iu bashkua vizionit politik të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai iu bashkua luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, e cila rinisë sonë, qytetarëve tanë, do u krijojë më shumë mundësi, më shumë perspektivë, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë në vendin tonë. Mirë se erdhe në Partinë Demokratike të Kosovës, Agron! Bashkohuni me mua për një Kosovë pa korrupsion e nepotizëm dhe me ekonomi më të zhvilluar! #PDK112”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë shprehur dyshime, nëse propozimet e…