Edhe Vjosa Osmani ishte kompensuar për udhëtim sa ishte pjesë e Kuvendit

08 shkurt 2022 | 15:34

Edhe Vjosa Osmani ishte kompensuar për udhëtim sa ishte pjesë e Kuvendit

Hise në shpenzimet për karburantet kishte marrë edhe Vjosa Osmani, deputetja e dikurshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tani presidente.

Në shpenzimet shihet se përfituese e të hollave të dedikuara për rrugëtimin e deputetëve, ndër vite ka qenë edhe ish-deputetja Osmani.

Më 2011, viti kur kishte hy në fuqi rregullorja që i parashihet këto pagesa, Osmani, që tash mban pozitën e të parës së shtetit kishte marrë 380 euro për rrugën që bënte nga Mitrovica në Prishtinë.

Një vit më pas për të njëjtin destinacion ajo kishte përfituar 1 mijë e 789 euro.

Ndërkohë, më 2013  nga ky fond i Kuvendit të Kosovës, Osmani kishte marrë edhe 1 mijë e 240 euro të tjera, dhe në vitin 2014 edhe 520 euro të tjera.

Nga 2015 e tutje, Osmani nuk i ka shfrytëzuar më paratë e Kuvendit të dedikuara për udhëtimin e saj.

Shpenzimet e Vjosa Osmani:

2011, 380 euro

2012, 1 780 euro

2013, 1 240

2014, 520

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…