Edhe Zvicra fillon aplikimin e taksës së udhëtimit

23 janar 2020 | 13:34

Një komision parlamentar zviceran, i ngarkuar me detyrën për të parë vendosjen e taksës mjedisore për fluturimet që nisen nga Zvicra, kohët e fundit votoi në favor të një takse të tillë.

Trajnimet dhe fluturimet e provës dhe disa avionë të lehtë nuk do të tatohen. Ky propozim u mbështet nga 17 vota me 7 nga komisioni.

Një shumicë prej 17 anëtarëve votuan në favor të masës. Taksa sillet nga 30 CHF në 120 CHF, për pasagjer në varësi të distancës së fluturimit dhe klasës, shkruajnë mediat zvicerane.

Pasagjerët që kalojnë nëpër Zvicër nuk do ta paguajnë taksën, përcjell albinfo.ch, ndërsa ata që nisen nga Zvicra do te ngarkohen. Kjo do i prektë edhe gjepat e qytetarëve kosovar që udhetojnë nga aeroportet zvicërrane.

Ata që udhëtojnë me avionë privatë do të ngarkoheshin ndryshe.

Çdo fluturim do të tatohej midis 500 CHF dhe 5,000 CHF bazuar në madhësinë dhe përdorimin e avionit.

Komisioni gjithashtu vendosi që 49% e taksës së fluturimit të hynte në një fond klimatik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i ‘Termokos’, Arsim Fetahu gjatë një konference për…