Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: Emocion në identitetin shqiptar
16 maj 2026
| 23:26
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë apel për të votuar kodin 05 të Alis Kallaçit, përfaqësuesit të Shqipërisë i cili perfmoi me këngën ‘Nan’.
Rama thekson se kënga ‘Nan’ e Alis “ka prekur zemrat e publikut kudo dhe që sjell në skenë emocionin, identitetin dhe shpirtin shqiptar”, shkruan rtsh.al.
‘’Alis ngjitet në finalen e #Eurovision2026 me “Nân”, një këngë që ka prekur zemrat e publikut kudo dhe që sjell në skenë emocionin, identitetin dhe shpirtin shqiptar.
Ftojmë të gjithë ta mbështesin Shqipërinë dhe artistin tonë duke VOTUAR 05.



