Edi Rama për Draftin për Asociacionin: Ata që s’duan ta dëgjojnë jetojnë me komunizmin në kokë

12 qershor 2023 | 21:15

Drafti për Asociacionin, Edi Rama ka thënë se: Ata që s’duan ta dëgjojnë jetojnë me komunizmin në kokë sepse as nuk e dijnë se çka ka në draft-statutin tonë.

Më tej Rama tha se kundërshtimet e Kosovës dhe Serbisë për draft-statutin e propozuar nga ana e tij për Asociacionin, nuk janë të logjikshme përderisa nuk e dinë ende përmbajtjen, teksa shtoi se asnjëra nga palët, as Kosova e as Serbia nuk mund t’i shpallin luftë njëra-tjetrës, pasi nuk lejohen nga aleatët, SHBA e NATO.

“Ata që e kanë kundërshtuar pa ditur përmbajtjen si në Prishtinë e Beograd duke thënë nuk duhet të dëgjojnë propozim nga Shqipëria, u them 2 gjëra. Së pari ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha jo çfarë tha. Së dyti i them ky rajon nuk është vetëm i tyre.

Nëse atyre i vjen më mbarë të luajnë luftash kur lufta ka çerek shekulli që ka mbaruar dhe asnjëra palë nuk i hap dot njëri tjetrit jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty janë SHBA e NATO dhe aleatëve tanë po i mbaron durimi, u them ne nuk jemi të interesuar për luftë dhe jemi kundër asaj loje.

Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtë, por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomos kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vetë”, u shpreh Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mënyrën se si drejtohet një aeroplan, e di fortë mirë.…