Edi Rama: Qëndroj në këmbë dhe shoh çfarë po më bëjnë buburrecat (Video)

11 shtator 2019 | 12:23

Këshillën e dhënë nga një qytetar në takimin e për “bashkëqeverisjen”, kryeministri Edi Rama duket se e përdori për të dhënë një mesazh që shkon përtej administratës.

“Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer”, i është drejtuar qytetari Ramës, teksa i referohej probleme me administratën.

Përgjigjja e kryeministrit kishte një karakter më shumë politik: “Të jesh i sigurt se nuk kam pasur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë”.

Rama ka thënë se për t’u përballur me këtë situatë kërkon durim dhe sisteme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është parë të hyjë…