Edi Rama shkon në Vlorë me helikopter

16 korrik 2025 | 15:23

Direkt pas vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur me helikopter në Vlorë.

Helikopteri është ulur tek ish-fushat e aviacionit dhe më pas është shoqëruar me eskortë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë, shkruan A2.

Mësohet se Rama do të ketë disa takime pune tek vilat qeveritare, takime këto të cilat do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Shefi i qeverisë shqiptare do të qëndrojë deri pasdite në Vlorë dhe më pas do të largohet. Ndërkohë sipas të njëjtave informacione të premten pritet të jetë sërish në bashkinë e Vlorës sipas agjendës momentale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj rrëzimit të mocionit të mbrojtjes…