Edi Rama uron Ismail Kadaren për 83-vjetorin e lindjes

28 janar 2019 | 11:36

Ismail Kadare, shkrimtari i madh i letërsisë shqipe feston sot 83-vjetorin e tij të lindjes.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një video në “Insta Story” ka uruar kolosin e letërsisë shqipe, ndërsa shkruan një biografi të vogël për shkrimtarin dhe e cilëson si një nga më të mëdhenjtë e shekullit të kaluar.

“Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behar GJOKA Shënime për romanin “Vrasje në kornizë” të Florin…