Edita Tahiri: Edhe në Shqipëri ka ardhur koha për rrotacion, sikurse ndodhi në Podujevë

01 dhjetor 2020 | 15:48

Ish-drejtuesja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ishte e ftuar në ditarin e mesditës, në “A2”, ku ka sjellë një këndvështrim ndryshe të zhvillimeve të fundit politike në Prishtinë.

Derisa ka komentuar zgjedhjet e fundit lokale që janë mbajtur në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, Tahiri ka përmendur se tashmë ka ardhur koha për rrotacion të pushtetit dhe në Shqipëri.

“Rezultatet në Podujevë treguan një rrotacion që është i natyrshëm në demokraci, pasi këtë komunë për një kohë të gjatë e kishte pasur LDK. Unë e kam parë si rrotacion edhe pse rezultati ishte i shumë i përafërt mes kandidatëve të këtyre dy partive të mëdha. Unë gjithmonë i përshëndes ndryshimet. Shpresoj që këto ndryshime të vijnë dhe në Shqipëri, pasi ka ardhur koha e rrotacionit dhe atje. Sa i takon Mitrovicës veriore, nuk ka qenë ndonjë rrotacion. Fitoi përfaqësuesi i pakicës serbe. Ka shumë ndërhyrje nga Serbia për të mbështetur ndonjë preferencë në zonat ku ka shumicë serbe”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është zotuar…