BE-ja: Vaksina anti-Covid injektohet në fund të dhjetorit (Video)

01 dhjetor 2020 | 15:40

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është zotuar se vaksinimi kundër virusit korona do të nisë para fundit të dhjetorit.

Por, para se të injektohen dozat e para, gjashtë sa janë në portofolin e vaksinave të blera nga BE, secila kompani farmaceutike duhet t’i nënshtrohet procesit të miratimit.

Këtë gjë në mënyrë urgjente e para e ka kërkuar kompania amerikane, “Pfizer” në bashkëpunimin me atë gjermane “Biotech”. E ndaj tyre dhe dozave të tjera shteti më i fortë evropian, Gjermania është zotuar për standarde të larta të verifikimit.

Për vaksinën e cila do të jetë vullnetare autoritetet e Bashkimit Evropian rëndësi të veçantë do t’i kushtojnë informimit të publikun për efektet anësore të mundshme që mund të priten pas imunizimit, të tilla si dhimbje koke, dhimbje të lokalizuara dhe ethe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, ka thënë se…