Solana: Vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, mënyra për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

01 dhjetor 2020 | 15:29

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, ka thënë se mënyra për të zgjidhur çështjen e Kosovës është vazhdimi i negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit, por gjithashtu edhe mundësimi i hyrjes së shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kosova ka shumë probleme sot, por ne duhet ta prezantojmë Serbinë shpejt. Rusia do të donte shumë që Serbia të ishte në orbitën e saj. Prandaj duhet të veprojmë shpejt me Serbinë dhe t’i ofrojmë asaj mundësinë për t’u bashkuar me BE, e cila është thelbësore” , ka thënë Solana, shkruan “Tanjug”.

Duke folur në një konferencë kushtuar dhjetëvjetorit të shërbimit evropian të veprimit të jashtëm, Solana që dikur ka shërbyer edhe si sekretar i Këshillit të BE-së, ka thënë  se blloku dhe përfaqësuesi i saj i posaçëm duhet të angazhohen për dialogun Kosovë-Serbi “24 orë në ditë”.

Ai ishte në krye të NATO-s në kohën e luftës në Kosovë me ç’rast më 24 mars të vitit 1999, kishte dhënë urdhër për fillimin e sulmeve ajrore kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, ka thënë se…