Edita Tahiri: Kjo nuk është hera e parë që Gjuriqi bën shkelje të tilla

26 mars 2018 | 23:12

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar situatën e krijuar pas arrestimit të zyrtarit të lartë serb, Marko Gjuriq.

Ajo ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel parasheh që vizitat e tilla të paralajmërohen. Mirëpo siç ka thënë ajo duhet të respektohen kushtet e marrëveshjes për paralajmërim të ndonjë vizite.

“Nëse shkelen kushtet e marrëveshjes, atëherë pala tjetër mund ta refuzojë kërkesën për vizitë. Nuk kam shumë informacione për rastin e sotëm, por besoj që pala serbe ka i shkelur kushtet e marrëveshjes kur e ka bërë njoftimin. Kjo nuk është hera e parë që Marko Gjuriq bën shkelje dhe hyn ilegalisht në Kosovë. Në njërën nga rastet e mëhershme, unë pata marrë vendim që të mos i vazhdoja bisedimet në Bruksel derisa ai të mos kërkonte falje – gjë që ai e kishte bërë”, ka thënë Edita Tahiri për “Klan Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se…