Edita Tahiri në konventën e partisë së Ilir Metës: Është lider që i duhet Shqipërisë

28 prill 2024 | 11:38

Ish-kryenegociatorja e Kosovës nëë dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka mbajtur fjalim sot Konventën e Partisë së Lirisë në Tiranë, e cila udhëhiqet prej ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Ajo tha se Ilir Meta është lider që i duhet Shqipërisë, dhe jepi arsyet për këtë.

“Shqipëria ka burra dhe gra që ia sjellin shpresën shqiptarëve, e ka Ilir Metën lider vizionar, patriot, i vendosur, i guximshëm. Pse unë kam besim se Ilir Meta. Po ua shpjegoj, kur Kosova u kërcënua pas luftës para pak vitesh nga skemat serbo-sllave që kërcënon copëtimin e një pjese të Kosovës, pra veriun dhe ndryshimin e kufijve. Ilir Meta president i republikës nuk pyeti për çmim as për post, por doli në mbrojtje të Kosovës e kundërshtoi hapur ndryshimin e kufijve. Çfarë pamë ne, pamë me një anë presidenti i Shqipërisë po mbron Kosovën që e kemi fituar me gjak, në anën tjetër kryeministri Rama po copëton Kosovën. Nuk ishte vetëm Rama, me Vuçiq, me presidentin e Kosovës, Thaçin, por nuk e lejuam. I mposhtëm dëmtuesit e Kosovës, kështu do të mposhtni edhe ju që jeni forcë sot me një lider kaq të madh dhe kaq të vendosur. Do të bëheni uragan i ndryshimit të madh që i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka…