Edita Tahiri: Para 4 vjetësh filluan ‘lojërat’ për prekjen e kufijve

05 shkurt 2021 | 17:23

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka përkujtuar rrënimin e murit në Mitrovicën veriore, në katër vjetorin e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ajo ka thënë se ky ishte treguesi i parë që kishin nisur lojërat e rrezikshme për prekjen e kufijve, derisa ka shtuar se i kishte shkruar Brukselit, ShBA-së dhe ambasadave në Kosovë, duke i paralajmëruar për rreziqet.

“Sot janë bërë katër vjet nga rrënimi i murit në Mitrovicën veriore. Ky mur ishte treguesi i parë se kishin nisur lojërat e rrezikshme për prekjen e kufijve, për të cilin unë si kryenegociatore i shkrova Brukselit duke e paralajmëruar për rreziqet. Po ashtu njoftova Uashingtonin dhe gjithë ambasadat e huaja në Kosovë. Këto lojëra të kufijve vazhduan për më shumë se dy vite derisa i mposhtëm përfundimisht, ku Gjermania pati rolin vendimtar”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…