Edita Tahiri: Prekja e kufijve të Kosovës krijon një rindarje të re mes kombit shqiptar

15 shkurt 2019 | 12:26

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se prekja e kufijve të Kosovës krijon një rindarje të re mes kombit shqiptar.

Ajo ka theksuar përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” se derisa në fillim shekullin 20 ndarjen tonë tragjike e kanë bërë të tjerët, fuqitë e mëdha të asaj kohe, ka rrezik që këtë herë ta bëjmë vet përmes ideve të rrezikshme për ndryshim kufijsh me Serbinë, siç ka thënë ajo “duke bërë kështu një gabim historik dhe një tradhti mes nesh shqiptarëve”.

“Një Kosovë e cunguar e bashkuar me Shqipërinë, si propagandohet për të bindur opinionin për ndryshim kufijsh, i lë jashtë ende shqiptarët e Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të ZI e viseve tjera. Ne as që guxojmë ta bëjmë këtë gabim, pra as nuk mund ta bëjmë as nuk do ta bëjmë asnjëherë”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka shtuar se: “Ne udhëheqja e Lëvizjes për pavarësi, LDK, kur kemi marrë vendimin për pavarësi në vitet e 90ta, kemi marrë pajtimin e shqiptarëve jashtë Kosovës, ku po ashtu jemi pajtuar se nëse ndryshojnë kufijtë atëherë do të ketë bashkim kombëtar. Kjo marrëveshje kombëtare është nënshkruar nga të gjitha partitë politike shqiptare qe u krijuan gjatë procesit të zhbërjes së ish Jugosllavisë”, ka deklaruar ish-ministrja Tahiri.

Ajo ka postuar edhe një link për ata që nuk e dinë apo s’kanë pasur rastin të njihen me një dokument – projekt kombëtar.

“Do ta postoj në Facebook për ata që nuk e dinë apo s’kanë pasur rastin të njihen me këtë dokument / projekt kombëtar, sidomos për informimin e gjeneratave të reja”, ka shkruar Tahiri.

https://www.syri.net/syri_kosova/politike-lajme/8950/nje-kosove-e-coptuar-le-jashte-ende-shqiptaret/?fbclid=IwAR12eqhhkym7e5dgS89pT73ih4zRsOXVz-7q7DSFo7m2RhniXq_H_lrDBwc

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (premte) dhe nesër (e shtunë) do të zhvillohen ndeshjet…