Edmond Panariti largohet nga LSI-ja

12 nëntor 2020 | 14:40

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Lajmi është bërë me dije nga vetë Panariti, i cili ka thënë se është larguar nga kjo parti për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme.

“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme . Me këtë rast më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje. Duke ju shprehur mirënjohje dhe falënderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, ka shkruar Panariti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj është…