Edon Zeneli, befasi e këtyre zgjedhjeve në Gjakovë – siguron ulëse në Kuvendin Komunal

17 tetor 2025 | 20:24

Pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Gjakovës, një ndër emrat që ka tërhequr më shumë vëmendje është ai i Edon Zenelit, Kryetar i Rinisë Demokratike të Gjakovës dhe kandidat për asamblist nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Zeneli ka arritur të sigurojë mbi 500 vota preferenciale, duke u renditur si i riu me më së shumti votanga të gjitha subjektet politike në Gjakovë. Ky rezultat e bën atë një prej befasive më pozitive të këtyre zgjedhjeve, si dhe asamblistin më të ri në përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Gjakovës nga PDK-ja.

PDK-ja, sipas rezultateve të publikuara pas zgjedhjeve të 12 tetorit, ka arritur të sigurojë gjashtë ulëse në Kuvendin Komunal, të kryesuara nga bartësi i listës, Hajdar Beqa.

Suksesi i Edon Zenelit shihet si tregues i përfshirjes së re të të rinjve në politikë dhe si një frymë e re brenda PDK-së në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar pamje nga protesta…