Edukatorja e diplomuar në Zvicër, Arta Hamidi, boton libër në tri gjuhë

28 shtator 2023 | 15:46

Edukatorja shqiptare e diplomuar në Zvicër, Arta Hamidi, ka dorëzuar sot në shtyp librin në gjuhën shqipe, gjermane dhe frënge, “Unë jam unik”.

Hamidi, me një tregim të shkurtër dhe me disa ilustrime të përshtatshme me tekstin dhe rrëfimin, ka bërë përpjekje t’u ndihmojë fëmijëve të vegjël të kuptojnë më shumë për temën e bullizmit, me të cilën përballen herë pas here.

Hamidi, e cila punon me fëmijë të vegjël në Zvicër, ka kryer studimet për edukim të të vegjëlve në Zvicër. Ajo mban ligjërata për edukim të fëmijëve, për mendje dhe sjellje të shëndoshë, në llogarinë personale në “Instagram”, në të cilën mund ta ndiqni duke shkruar fjalinë “edukim_nga_arta”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka kërkuar nga ministrat dhe…