Edvin Kuç zbulon arsyet e largimit nga Ballkani

24 maj 2024 | 15:22

Pas gjashtë viteve te Ballkani, Edvin Kuç ka vendosur t’i ndajë rrugët me kampionin e trefishtë të Kosovës në futboll. Një vendim të tillë Kuç e ka cilësuar tejet të vështirë. Duke folur për KosovaPress, Kuç ka deklaruar se po përballet me emocione të forta sepse ishin gjashtë vite të mrekullueshme në futbollin kosovar.

Sa i përket arsyeve të largimit, Kuç ka theksuar se vlerësoi se ishte koha e duhur për të ndryshuar ambient dhe për të provuar diçka të re. Kjo edhe për shkak të moshës që ka. Klubi i ri tashmë është zgjedhur nga reprezentuesi malazez. Kuç do të shkojë në Azerbajxhan tek Neftchi Baku.

“Me shumë mundësi në Azerbajxhan, tek Neftchi Baku. Ata kishin shprehur interesim edhe në janar, tani me klubin vendosëm që qëndrojë deri në verë sepse kishim pak mungesa të lojtarëve dhe tani ka përfunduar kontrata dhe shkoj atje si lojtar i lirë”, ka deklaruar Kuç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë mbledhur për…