“Efektet janë mjaft shkatërruese” Aktori i famshëm flet për vdekjen tragjike të djalit të tij

09 nëntor 2023 | 11:52

“Fatkeqësisht, ne i vendosim gjërat mbi familjen tonë”

Aktori i famshëm, Sylvester Stallone, ka folur për djalin e tij të ndjerë, Sage, në dokumentarin e tij të ri të Netflix.

Djali i Stallone vdiq tragjikisht në moshën 36-vjeçare nga sëmundja koronare e zemrës në korrik të vitit 2012.

Në dokumentarin në fjalë, 77-vjeçari bën një sërë zbulimesh nga jeta personale, duke thënë se “për fat të keq”, skena të shumta në filmin e vitit 1990 “Rocky V” janë nxjerrë nga marrëdhënia e tij reale me djalin e tij.

Stallone, i cili shkroi skenarin për filmin, ku luajtën gjithashtu Talia Shire dhe Burt Young, tha se kur shkruante, ai i vendoste personazhet e tij në situata që ai vetë kërkonte të ishte.

“Po përpiqem të marr diçka që në fakt është ajo që do të kisha dashur të kisha bërë në jetën reale, por nuk munda ta bëja. Dhe kaq shpesh e kam bërë në mënyrë teatrale, magjike… shumë prej tyre janë të vërteta. Fatkeqësisht, ne i vendosim gjërat mbi familjen tonë dhe efektet janë mjaft shkatërruese,’-u shpreh Stalone.

Aktori ka gjithashtu 3 vajza 27-vjeçaren, Sophia, Sistine 25-vjeç dhe Scarlett-in 21 vjeç me gruan e tij, Jennifer Flavin, si dhe një djalë nga martesa e tij e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca e sotme plenare në…