Egzon Azemi manipulon me imazhe përkrahësit e Kurtit: Arat e helikopterët e Gjermanisë iu thotë se janë në Kosovë

30 maj 2025 | 20:23

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, në profilin e tij në “Facebook” ka publikuar një fotografi për të cilën rrejshëm konstaton se ajo që shihet në të ndodhet në Kosovë.

Bëhet fjalë për një fotografi e cila është e realizuar në Gjermani në vitin 2020, ku një numër i madh helikopterësh shihen duke fluturuar mbi disa ara të punuara.

“Mbi tokat e punuara nga duart e arta të bujqëve të Kosovës, po trajnohen të rinjtë e të rejat ushtarak, që ti dalin zot Republikës. Çdo pëllëmb e kësaj toke më e zhvilluar e më e sigurtë së kurrë! “, ka shkruar Azemi.

Azemi ende nuk e ka fshirë postimin, pavarësisht se edhe në komente i kanë shkruar se fotografia është realizuar në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gaza është “vendi më i uritur në Tokë”, thanë Kombet…