Ehat Miftaraj: Kurti sot bën të kundërtën e asaj që predikonte në opozitë
12 nëntor 2025
| 22:14
Ehat Miftaraj nga IKD në ”CLick” tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, dikur në opozitë, kërkonte reformim të partive tradicionale si PDK, LDK e AAK, por kur erdhi në pushtet e bëri atë.
Sipas Miftarajt, në Lëvizjen Vetëvendosje aktualisht ekziston një “one man show”.
“Albin Kurti, sa ka qenë në opozitë, e kishte narrativën se duhet të reformohen PDK, LDK, AAK e të tjerat. Por kur erdhi në pushtet, në të vërtetë bëri të kundërtën. Në Vetëvendosje tani kemi një one man show – një Albin Kurti kryeministër,”, tha Miftaraj.



