“Einxhel nuk më pëlqen fare”, Armina Mevlani: Kush e fiton për mua “Big Brother VIP”

10 shkurt 2022 | 16:43

Edhe tetë ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe kudo po flitet për fituesin. Deri më tani janë zgjedhur dy finalistë, Iliri dhe Beniada. Ndërkohë, do zgjidhen edhe dy të tjerë ditë e premte.

Mesa duket një ndjekëse e rregullt e këtij formati është edhe blogerja e njohur, Armina Mevlani, e cila ka deklaruar se është fanse e Ilir Shaqirit.

Ajo, madje ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj Einxhel Shkirës dhe e ka përjashtuar nga fitorja.

“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”, ka thënë Armina në “Goca dhe Gra”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar…